De Bryjne befason të gjithë, zbulohet klubi ku dëshiron që të vazhdojë karrierën

Mesfushori i Man. Sitit, Kevin De Bryjne ka hyrë në diskutime me skuadrën e Major League Soccer (MLS), San Diego FC, për një transferim të mundshëm në verë.

Kontrata e De Brujnes me kampionët e Premier Ligës skadon në fund të sezonit, duke shkaktuar pasiguri për të ardhmen e tij. Sipas burimeve të mediave britanike, De Brujne preferon një lëvizje në Shtetet e Bashkuara në vend të ofertave fitimprurëse të Arabisë Saudite.

San Diego FC ka zhvilluar bisedimet fillestare me përfaqësuesit e De Brujne, me interes nga të dyja palët. Raportet për një ofertë prej 20 milionë dollarësh në vit konsiderohen të pasakta.

Ndërkohë, Kristiano Ronaldo i ka kërkuar personalisht Al-Nassrit që të ndjekë De Brujnen, por lojtari belg minimizoi mundësitë e transferimit gjatë një bisedë në dhjetor me drejtorin sportiv të Superligës së Arabisë Saudite, Majkëll Emenalo. Lëvizja e radhës e De Brujne mbetet e pasigurt pasi Man. Siti pret vendimin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button