De Bryjne dhe Lukaku “braktisin” kombëtaren e Belgjikës?
Kevin De Bryjne dhe Romelu Lukaku nuk do të jenë pjesë e kombëtares së Belgjikës, për ndeshjet që këto të fundit do të luajnë në muajin tetor. Një vendim ky i marrë nga vetë lojtarët.
Sfidat ndaj Francës dhe Italisë shohin kështu Belgjikën pa kapitenin dhe një prej sulmuesve më të rëndësishëm. Kjo megjithatë nuk është tërheqje përfundimtare, por vetëm pauzë.
Dhe pse mediet ndërkombëtare kanë spekuluar se De Bryjne po konsideron largimin përfundimtar nga kombëtarja, asgjë nuk është thënë nga vetë lojtari. Për më tepër që para 2 javëve kaloi dëmtim në Ligën e Kampionëve dhe mund të jetë duke u ruajtur.