De Bryjne: Jemi skuadër e madhe, por kemi bërë shumë gabime


Kevin de Bryjne ka folur për “Optus Australia” në përfundim të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, në të cilën Lioni mundi Man. Sitit me 3-1. Mesfushori i anglezëve nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për eliminimin e radhës nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube.

“Kjo është një skuadër e madhe, por kemi bërë shumë gabime. Kjo është ajo që kemi bërë gjithë vitin. Është një vit tjetër, por ndodh përsëri e njëjta gjë. Mendoj se nuk kemi luajtur mirë në pjesën e parë. E kemi nisur në mënyrë të ngadaltë dhe nuk kemi pasur shumë opsione. Mendoj se kemi luajtur më mirë në pjesën e dytë. Kemi sulmuar më shumë, siç bëjmë zakonisht. Kemi krijuar raste për të shënuar gola. Duhet të mësojmë se kaq nuk mjafton”, ka thënë belgu De Bryjne.

LEXO EDHE:

Back to top button