De Jong: Pjaniç e bën skuadrën edhe më të fortë
Alsat
13.08.2020 23:02
Miralem Pjaniç është transferimi i Barcelonës që bëri bujë të madhe në këtë merkato. Lidhur me transferimin e boshnjakut në ‘Camp Nou’ ka folur edhe mesfushori holandez, Frenki de Jong, i cili vlerëson se lojtari do të jetë përforcim i madh për skuadrën e tij.
“Pjanic është lojtar i shkëlqyer dhe shumë i mirë me topin. Kam luajtur kundër tij sezonin e kaluar, kështu që e di se ai do ta bëjë skuadrën më të fortë”, ka thënë De Jong.
Pjanic mund të jetë konkurrencë për Frenki de Jong, por duket se holandezi nuk e mendon fare atë pjesë. Kujtojmë se Miralem Pjanic u sigurua në këmbim të Artur Melo, ndërsa Juve pagoi edhe 10 milionë euro shtesë në këtë këmbim.