Seleksionuesi i Spanjës në futboll, Luis de la Fuente, ka konfirmuar rikthimin e dy lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 në muajin shtator.
“Marca” ka shkruar të shtunën se De la Fuente kërkon që në ndeshjet ndaj Bullgarisë dhe Turqisë, t’i ketë në dispozicion edhe Rodrin e Man. Sitit dhe Dani Karvahallin e Realit.
Rodri ishte i lënduar rëndë në gju, por luajti pas një kohe të gjatë me Ma. Sitin. Me kërkesë të Pep Guardiolas, ai nuk u ftua për ndeshjet e Ligës së Kombeve nga Spanja.
“Mund ta shihni se Rodri është kthyer dhe shpresoj që edhe Dani Karvahall të luajë në Botërorin e klubeve. Nëse ai do të jetë i gatshëm për lojë, do të jetë me ne. Janë dy gjeni brenda dhe jashtë fushës. Është krenari për mua dhe shtetin që mund të llogarisim në ta”, ka deklaruar De la Fuente.








