De la Fuente: Nuk jam i shqetësuar, është vetëm fillimi

Me statusin e kampiones në fuqi, jo vetëm të Ligës së Kombeve, por dhe si fitues të Evropianit, interesi ishte shumë i madh për të parë “furinë e kuqe” në aksion. Ndryshe nga se pritej, Spanja e nisi me “frena dore” këtë edicion, nuk shkruan më shumë se një barazim pa gola në transfertë përballë Serbisë.

De la Fuente hodhi thuajse formacionin e tij tipik, me vetëm tre ndryshime, ku përveç mungesës së Unai Simon në portë, nuk ishin të disponueshëm as Rodri dhe Morata. Serbia ishte më kërkuese në pjesën e parë ku flirtuan me golin e avantazhit, por Joviç gaboi një rast fatal i vetëm përballë portierit.

Në fraksionin e dytë, Spanja spostoi Serbinë në gjysmëfushë, me Jamal që iu afrua golit të avantazhit në disa momente, por ishte i pafat. Rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0.

Pavarësisht rezultatit, Luis de la Fuente nuk u shfaq i shqetësuar.

“Në pjesën e parë na mungoi thuajse gjithçka, ndërsa në të dytën u përmirësuam ndjeshëm, por na mungoi efikasiteti në zonë. Mund të kishim bërë më mirë, por lojtarët ishin pak të lodhur. Nuk jam i shqetësuar, është vetëm fillimi, është si një fazë parasezonale dhe lojtarët janë të ngarkuar”, u shpreh ndër të tjera de la Fuente.

 

LEXO EDHE:

Back to top button