De Laurentis gati të blejë sulmuesin që dështoi në Premier Ligë

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, po sheh se skuadra e tij ka shansin të duelojë për titullin kampion këtë sezon. Ndaj, është gati të fusë dorën në portofol për t’i garantuar trajnerit Antonio Konte një ekip kampion.

Në janar, Napoli mund të bëjë një merkato të mirë, duke afruar tre-katër lojtarë që ta ndihmojnë për të fituar titullin. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës, një anësor dhe një mesfushor, të cilëve do të dëshironte t’u shtonte një sulmues me peshë.

Dhe ai mund të jetë sulmuesi Xhoshua Zirkzee, i cili me kënaqësi do të kthehej në Itali pas disa muajsh të vështirë te Man. Junajted. Ardhja e holandezit do ta forconte ndjeshëm sulmin disi anemik të Kontes. Për ish-lojtarin e Bolonjës, i kërkuar konkretisht nga Konte, drejtori sportiv Mana tashmë ka nisur punën dhe është gati të ulet rreth një tavoline me Junajtedin për të vlerësuar çështjen. Zirkzee do të ishte një lojtar që do të ndihmonte si Lukaku, shpesh në vështirësi, ashtu dhe trajnerin Konte.

LEXO EDHE:

Back to top button