De Laurentis zgjedh mes Galtierit dhe Sousa-s

Aurelio de Laurentiis është ende në kërkim të një trajneri pas largimit të Luçiano Spaleti, pak ditë pasi nxori Napolin kampion të Serie A.

“Në tavolinë kam një listë me më shumë se 20 emra,” ishte kjo deklarata e pak ditëve më parë e presidentit të Napoli.

Sipas mediave italiane, gara për trajnerin e ri të Napoli është reduktuar në një garë me 2 emra: Paulo Sousa dhe Kristofe Galtier. I pari ka drejtuar Salernitana sezonin e fundit dhe ka një marrëveshje paraprake me Napolin.

Gjithsesi, ende nuk është zgjidhur i ngërçit të kontratës që ka me Salernitana (deri në vitin 2025). Ndërsa Galtier mbetet ëndrra në sirtar për De Laurentiis, që e pëlqen shumë trajnerin që sezonin e fundit drejtoi PSZH. Edhe me të klubi napolitan ka patur disa kontakte, por ai kërkon një rrogë më të madhe se Sousa (5 milionë euro në sezon).

LEXO EDHE:

Back to top button