De Rosi synon të prishë “agjërimin” 7-vjeçar në “San Siro”

Pas derbit kryeqytetas, Roma ka filluar të riorganizojë idetë dhe ta përqendrojë vëmendjen te një kundërshtar tjetër. Sytë e vedhekuqve janë tashmë nga një tjetër derbi, italo-europian, kundër Milanit. Daniele De Rossi tashmë është i emocionuar dhe i fokusuar te ndeshja e parë çerekfinale e Ligws Europa kundër “kuqezinjve”. Fjala e trajnerit drejtuar skuadrës, menjëherë pas fitores ndaj Lacios, për më tepër, nuk lë asnjë dyshim për të fituar edhe jashtë Serie A.

“Unë dua që të gjithë të jenë në maksimumin e tyre dhe të fokusuar te ndeshja e së enjtes. Derbi tani është pas nesh, nuk kemi më kohë për ta shijuar atë”.

Sigurisht që Milani i kësaj periudhe nuk do të jetë një pengesë e lehtë për t’u kapërcyer. Sidomos nëse Dibala dhe Lukaku do të rikuperonin ndjenjën e humbur disi në periudhën e fundit dhe nëse Paredes, Pelegrini, El Sharaui do të ngrinin standardet e tyre përkatëse për të arritur një fitore kundër një skuadre të pa mundur në “San Siro” në 7 vitet e fundit. Suksesi i fundit verdhekuq në “San Siro” daton më 1 tetor 2017.

LEXO EDHE:

Back to top button