De Rosi vazhdon me Romën, mësohet se sa do të jetë paga vjetore

Daniele De Rossi rinovon kontratën me Romën. Trajneri i verdhekuqve ka firmosur me skuadrën e jetës së tij deri në vitin 2027.

Gjatë këtyre tri viteve, objektivat do të vijnë duke u rritur në vazhdën e punës së nisur nga Hose Mourinjo, të cilin e zëvendësoi gjatë sezonit të kaluar. Ai e njeh shumë mirë mjedisin Trigoria, element që kontribuan në paraqitjen e mirë në pankinën e skuadrës së kryeqytetit.

Të gjithë numrat flasin për të. Në 20 ndeshjet në të cilat u thirr për të drejtuar Romën, arriti 17 rezultate radhazi pozitive. Nga të cilat 13 fitore dhe katër barazime, mes kampionatit dhe kupave, që e afruan skuadrën pranë zonës së Ligës së Kampionëve dhe në gjysmëfinalen e Ligës Europa, të cilën e humbën kundër Bajer Leverkuzenit të Çabi Alonsos.

Edicioni i sotëm i “Il Messaggero” ka publikuar disa detaje. Trajneri do të fitojë një pagë prej 10 milionë eurosh për tre vjet për rreth 3.3 milionë euro në sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button