Debat në Kuvend për negociatat Shkup-Sofje, Osmani: Nuk bëjmë marrëveshje të dëmshme!

Në mbledhjen e komisionit parlamentar të politikës së Jashtme ministri i Jashtëm Bujar Osmani nuk dha asnjë detaj për negociatat me Bullgarinë. Sipas tij pjesë e negociatave është vetëm propozimi portugez i cili kujdeset të ruaj interesat e Maqedonisë së Veriut por edhe të Bullgarisë.

https://www.youtube.com/watch?v=x9fR04dGgRk

 Është me rëndësi të theksohen faktet dhe situatat për të cilat nuk mund të hy në detaje në interes të vetë procesit. Ajo që e di se është çështja më e rëndësishme për të cilën shqetësohen qytetarët, vlerësoj se gjithmonë kemi qenë të qartë se çështjet identitare siç janë gjuha maqedonase, etniteti maqedonas, maqedonasit nuk janë dhe nuk mund të jenë në tavolinë si pjesë e negociatave”- Bujar Osmani, Ministër i punëve të Jashtme.

Për VMRO-DPMNE-në, deputetët e së cilës ishin nismëtarët e llogaridhënies në Kuvend pushteti po i shmanget detajeve dhe nga kjo burojnë dyshimet se në negociata po rrezikohet gjuha dhe identiteti maqedonas.

 Qasja e këtillë defanzive nuk çon drejtë mendimit se Qeveria e koalicionit LSDM-BDI jo vetëm që nuk arriti ti vendosë vijat e kuqe bazë, po e vazhdoi praktikën e udhëheqjes së politikës së jashtme jo shembullore”- pohoi Lupço Prençov, VMRO-DPMNE.

Opozita shqiptare akuzoi ministrin Osmani se i shmanget përgjegjësisë për të dhënë llogari për politikën e jashtme.

Imagjinoni mandati ynë është verifikuar që në 4 gusht, ne kemi aq shumë rrjedha që ndodhin në politikën e jashtme, aq shumë spekulime, aq shumë muhabete sa që ne si deputet sigurisht kemi qenë jashtë rrjedhave”- tha Halil Snopçe, ASH-AAA.

Deputeti i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, tha se kontesti me Bullgarinë nuk duhet të keqpërdoret para zgjedhjeve lokale.

 Mos ta fusim këtë temë që të bëhet temë për fushatë parazgjedhore edhe pse e dimë se edhe ne në vjeshtë do të kemi zgjedhje lokale dhe mendoj se disa prej temave nuk duhet të rrezikojmë që ti vendosim si tema për pikë politike”- tha Kastriot Rexhepi, Lëvizja BESA.

Në fund të seancës, deputetët e opozitës maqedonase propozuan që Kuvendi të miratojë Rezolutë me të cilën do të hidhet poshtë Deklarata e miratuar në  vitit 2019 nga Kuvendi bullgar. Në Rezolutë të konstatohet qëndrim për fillimin urgjent dhe pa kushte të negociatave për anëtarësim me BE-në, me kornizë negociuese e cila nuk do të jetë e ngarkuar me çështje dypalëshe dhe Kuvendi në Rezolutë të konfirmojë një qëndrim të përgjithshëm në të cilin çështja për historinë, arsimin dhe kulturën të definohen si të drejta sovrane të çdo shteti.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button