Debat për punën e gjyqësorit në vend, kritika për ndikime politike
Debat për punën e gjyqësorit në vend, kritika për ndikime politike

Gazetare: Melihate Rustemi
Mosfunksionim i ligjit, gjyqtar të korruptuar e të dëgjueshëm, janë vetëm disa nga kritikat të cilat u drejtuan në adresë të Gjyqësorit dhe zbatimit të drejtësisë në vend në një debat se si të arrihet deri të gjyqësia e pavarur. Nga Komiteti i Helsinkit thanë se pavarësisht të qindra miliona eurove për trajnimin dhe vetëdijesimin e gjykatësve, ata sërish mbeten mos zbatuesit më të mëdhenj të ligjeve dhe drejtësisë.
“Bëhen gjykatës njerëzit për të cilët partitë shumë mirë e kanë vlerësuar se do tu nënshtrohen ndikimeve. Ka njerëz të rinj e të përkryer që kanë integritet, janë profesional dhe dëshirojnë të bëjnë punën e tyre. Dëshirojnë të ketë drejtësi në Maqedoni, përmes gjyqësisë, mëgjithatë kurrë nuk mund të arrijnë në këtë pozitë sepse nuk janë të përshtatshëm dhe të dëgjueshëm për partitë në pushtet”, deklaroi Uranija Pirovska, Komitetiti i Helsinkit.
Nga “Koalicioni për Gjykim të Drejtë” thonë se duhet vepruar seriozisht dhe urgjentisht për të vënë në funksion drejtësinë dhe funksionimin e ligjeve.
“Gjendja është jashtëzakonisht serioze dhe patjetër duhet të gjejmë mënyrë se si t’i zgjidhim punët në afat të gjatë dhe jo të mendojmë se kjo është një gjendje të cilën mund ta zgjidhim për disa muaj ose vjet. Problemet 20 vjeçare nuk mund të tejkalohen për një periudhë me pak se kjo e kaluar”, tha Darko Avramovski, “Koalicioni për Gjykim të Drejtë”.
Gjyqësori dhe Prokuroria, janë në shënjestër të kritikave të shumta vendore e ndërkombëtare. Ndër vite janë ndarë fonde të shumta nga SHBA-ja dhe BE-ja për përmirësimin e gjendjes, por rezultatet nuk shihen askund. Këtë e tregojnë edhe sondazhet e fundit ku besimi i qytetarëve ndaj Gjyqësorit është vetëm 4 për qind. /Alsat.mk