Debate e fyerje në Kuvendin e Kosovës

Debate e fyerje në Kuvendin e Kosovës

Me goditje në tavolina nga opozita është bojkotuar fjalimi i ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ajo ishte duke folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ku ka përmendur edhe raportin e Freedom House, në të cilin përmendet ish-presidenti Hashim Thaci dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Deputetët e LVV ia kanë kthyer me të njëjtën monedhë gjatë fjalimit të deputetit Abelard Tahiri.

Nuk kanë munguar as fyerjet e sharjet.

Nuk zgjatur shumë dhe ka pasuar kërkimfalja nga Tahiri.

Debati është zhvilluar në Kuvend lidhur me skandalin që është publikuar në mediat sllovene për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj e që dyshohet se i ka bartur 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij në Mal të Zi, tek politikani slloven Robert Golob.

Në Kuvend ka pasur përplasje edhe për themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike.

LEXO EDHE:

Back to top button