“Dëbimi i diplomatit”, Ministria e Jashtme: Vendimi i Rusisë është politik, pa bazë meritore

Sot, më 4 tetor 2021, ushtruesja e detyrës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Çaushevska Dimovska, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, ku iu dorëzua notë për shpallje persona “non grata” të diplomatit tonë – sekretar i dytë.

“Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse për ta dëbuar diplomatin që u delegua kohëve të fundit në Federatën Ruse është një vendim politik reciprok pa asnjë bazë meritore. Për dëbimin e mëparshëm të diplomatit rus nga Maqedonia e Veriut, u paraqitën prova të regjistruara për veprimtarinë e tij në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Prandaj, hapi i sotëm i palës ruse është plotësisht i pabazuar dhe do të ndikojë negativisht në përpjekjet për t’i avancuar marrëdhëniet midis dy vendeve”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Punë të Jashtme të republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në ambasadën në Moskë, mbetet për t’i kryer obligimet e saja, ushtruesja e detyrës dhe së shpejti do të dërgohet edhe Ambasadori i ri i akredituar për Federatën Ruse, i cili i ka kaluar të gjitha hapat për dërgim.

LEXO EDHE:

Back to top button