Debutim pa gol për Ronaldon në Arabinë Saudite

Kristiano Ronaldo ka bërë debutimin zyrtar me skuadrën Al-Nassr. Portugezi, që është edhe kapiten te skuadra nga Arabia Saudite, ishte titullar në ndeshjen që Al-Nassr e fitoi 1:0 kundër Al-Ettifaq.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi Anderson Taliska, në minutën e 31-të. Kësisoj, Ronaldo në debutimin e tij zyrtar nuk ia doli të lë gjurmë, pavarësisht se luajti për 90 minuta.
37-vjeçari mbetet të synojë golin e parë zyrtar me fanellën e skuadrës së tij të re në ndeshjet e radhës. Ndryshe, Al-Nassr prin renditjen në Arabinë Saudite me 33 pikë të grumbulluara.