Debutuesi dhe turqit e Fenerbahçes në kreun e Euroligës
Paris Basketboll dhe turqit e Feneberbahçes janë në krye të Euroligës pas ndeshjeve të raundit të 12-të. Të dyja këto ekipe kanë nga 9 fitore deri më tani. Francezët mundën 81-78 italianët e Virtus Bolonjas në fushën e tyre, ndërsa skuadra turke u mund 91-88 nga Armani Milano, por mbron vendin e parë.
Mjaft i bukur derbi spanjoll mes Real Madrid cdhe Barcelonës, me “Los Blankos” që fituan 97-90 jashtë fushe dhe pas kohës shtesë. Me nga 8 fitore po paraqiten mirë edhe Monako, Bajern Munih dhe Olimpiakos.
Euroleague – Raundi i 12-të
Zhalgiris Kaunas – Baskonia Gasteiz, 70-83
Alba Berlin – Makabi Tel Aviv, 85-103
Partizan Beograd – Olimpiakos, 78-70
Paris Basket – Virtus Bolonja, 81-78
Barcelona – Real Madrid, 90-97
Fenerbahçe – Armani Milano, 85-91
Crvena Zvezda – Bajern Munih, 101-77
Panatinaikos – Monako, 88-91
Villeurbanne – Anadolu Efes, 97-82