Debutuesi në Formula 1, do të garojë si “pilot neutral”

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) përmes një komunikate për mediat, ka konfirmuar se piloti rus Nikita Mazepin, debutues këtë sezon në Formula 1, nuk mund të garojë për flamurin e vendit të tij. Kjo për shkak të pezullimit 2-vjeçar të Rusisë nga “CAS” nga të gjitha eventet për shkak të skandalit doping. Për pasojë, Mazepin, që do të garojë me makinën amerikane Haas, do të zbresë në pistë si “pilot neutral”.

 

Kjo masë do të vlejë për të gjithë pilotët që garojnë për FIA dhe Mazepin dhe të gjithë pilotët rusë që marrin pjesë në garat e automobilizmit nuk mund të mbajnë emblemën apo flamurin e tyre. Gjithashtu, nuk do të lejohet intinimi i himnit rus në rast se ata fitojnë ndonjë garë, madje edhe në rastin kur Rusia do të organizojë garën e Soçit në Formula 1.

LEXO EDHE:

Back to top button