Dejvis siguron fitoren e dytë për “Lejkersat”

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers ka epërsi 2-0 ndaj Denver Nagets, në finalen e Konferencën së Perëndimit në NBA. Skuadra nga Los Anxhelosi kishte një paraqitje shumë të mirë, ku nën drejtmin e Entoni Dejvisit dhe LeBron Xhejmsit shënoi fitore me rezultatin 105:103.

Dejvis shënoi 31 pikë, nga të cilat një tre pikësh në sekondat e fundit, që vendosi edhe fatin e takimit. LeBron Xhejms shtoi 26 pikë, 11 kërcime dhe 4 asiste. Te skuadra e Denver Nagets më i dalluari ishte qendra Nikolla Jokiç me 30 pikë dhe Xhamal Marej me 25 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button