Deklarata e Vuçiqit ngjalli reagime të shumta, përfshi edhe ato të opozitës

Deklarata e Vuçiqit ngjalli reagime të shumta, përfshi edhe ato të opozitës

Gazetare: Fatlume Dervishi

Deklarata e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq u përcoll me reagime në vend. Sipas Lëvizjes Besa, Vuçiq i vjen në ndihmë Ahmetit, dhe ky i fundit, siç thonë ata, bashkëpunon edhe me armiqtë e shqiptarëve vetëm për të ruajtur pozitën.

“Me vet faktin që Presidenti Serb, përmend frikën e Ahmetit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e ditur se ai jep mbështetje forcave progresiste opozitare shqiptare me orientim të pastër perëndimor dhe Amerikan, tregon se ndryshimi është afër dhe se BDI dhe Ahmeti aleat të vetëm kanë Serbin dhe Vuçiçin, duke ua kthyer shpinën të tjerëve… ky qëndrim i kreut të Serbisë tregon qartë pse BDI, së bashku me Bujarin, Artanin dhe Aliun mbronin idenë e “Open-Ballkanit”, thonë nga Lëvizja Besa.

Lideri i Alternativës Afrim Gashi në rrjetin e tij social, mbështetjen për Ahmetin e njëjtëson me mbështetjen për Vuçiqin.

“Prej sonte beteja jonë politike është bërë edhe më e qartë”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës. Pyetja e zgjedhjeve të 8 majit do të jetë: “A jeni me Vuçiqin e Serbisë e Ali Ahmetin apo jeni me opozitën e bashkuar shqiptare – Lidhja Evropiane për Ndryshim dhe Albin Kurtin?”. Më pastër se kaq nuk mund të bëhej. Njësoj edhe më lehtë për të vendosur”, shkroi Gashi.

Deklaratën e Vuçiqit pa koment në rrjetet sociale e shpërndau edhe kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti.

Nga BDI-ja, në përpjekje për të amortizuar reagimet e shumta në opinion për mbështetjen e Vuçiqit në llogari të kreut të partisë, drejtuan gishtin nga VMRO-DPMNE-ja dhe opozita shqiptare.
Nënkryetari i partisë Arbër Ademi, në rrjetin social facebook, për t’ia arritur këtij qëllimi, madje nuk kurseu as figurat historike të luftës së Kosovës si Adem e Hamzë Jasharin dhe Fehmi e Xhevë Lladrovcin.

“VMRO nuk po kursen asgjë nga lidhjet e veta Serbo-Ruse për ti dal në ndihmë derivateve të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski. Në këtë kontekst angazhohet edhe Vuçiqi, miku personal i Mickoskit, që të ndërhyjë në zgjedhjet në Maqedoni. Vuçiqin, ithtarin e Millosheviqit, Ali Ahmeti e ka fituar në luftë bashkë me Hashimin, Ramushin, Kadrinë, Rexhepin, Adem e Hamzë Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin”, u shpreh Arbër Ademi, BDI.

Deklarata e Vuçiq u shpërnda nga shumë media të vendit, por edhe në Kosovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button