Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko, ka shpjeguar se ngjashmëria e stilit të lojës së talentit të Çellsit, Esteavo, me atë të Lamine Jamal, ishte arsyeja kryesore pse gjigantët katalanas refuzuan mundësinë për të nënshkruar me anësorin brazilian, kur ai ishte pjesë e Palmeiras.
“Ka disa arsye. Së pari, në këtë fazë të ndërtimit të skuadrës, ne kemi një lojtar për të njëjtin pozicion, me karakteristika të ngjashme, që quhet Lamine Jamal. Kjo është e qartë. Ndoshta nëse Estevao do të ishte një lojtar me këmbë të djathtë që luante në krahun tjetër, zgjidhja do të ekzistonte, por nuk ishte kështu. Ai është një lojtar shumë i ngjashëm me Laminën, megjithëse me disa karakteristika të ndryshme. Lamine dhe ai janë dy lojtarë të shkëlqyer, por në atë moment, kjo nuk ishte zgjedhja e duhur. Nuk kishte të bënte me cilësinë, por me nevojat që Barcelona kishte për përforcime në atë kohë”, ka deklaruar Deko.
Problemet financiare të Barcelonës gjithashtu e penguan klubin të nënshkruante me Estevaon, pavarësisht ëndrrës së talentit brazilian për t’u transferuar në “Kamp Nou”.








