Del në ankand gjerdani me diamant, peshon 300 karat
Del në ankand gjerdani me diamant, peshon 300 karat

Del në ankand një gjerdan i rrallë diamanti i shekullit të 18-të, që peshon 300 karat. Varësja do të shitet nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në nëntor në Gjenevë. Ofertat pritet të arrijnë deri në 2.8 milionë dollarë. Kreu i shitjeve mbretërore në shtëpinë e ankandeve tha se gjerdani përbëhet nga 500 gurë që variojnë nga një karat, në një karat e gjysmë. Gjasat janë që gjerdani ta ketë origjinën nga minierat Golkonda të Indisë, ndër diamantet më të lakmuar në histori dhe më të njohur për pastërtinë e tyre të pakrahasueshme. Minierat u mbyllën mbi 200 vjet më parë, duke i bërë xhevahiret nga ky burim edhe më të vlefshme sot. Përpara se të shitet në Gjenevë, xhevahiri do të nisë një turne botëror ekspozitash në Londër, Hong Kong, Nju Jork, Singapor dhe Taipei. /Alsat.mk