Del në ankand një pjesë meteoriti hënor

Del në ankand një pjesë meteoriti hënor

Del në ankand një pjesë meteoriti hënor. Meteoriti hënor peshon dy kilogramë dhe ka një trashësi prej 8 milimetrash. Meteoriti u zbulua në Afrikën Perëndimore, në vitin 2019. Shkencëtarët e ndanë atë në shtatë pjesë. Meteoriti hënor do të dalë në ankand në shtëpinë e ankandeve Kristi’s, me një vlerë prej 280 mijë dollarë deri në 400 mijë dollarë. Sipas analizës shkencore, ky meteorit hënor përmban fragmente shkëmbore dhe copa qelqi, që vijnë nga toka afër sipërfaqes së hënës. Meteoritët hënor janë jashtëzakonisht të rrallë, me më pak se 900-kilogram të gjetura në Tokë. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button