Del në ankand piktura e grupit muzikor Beatles “Imazhet e një gruaje”. Vlera e pikturës vlerësohet të jetë 400 deri në 600 mijë dollar. Ankandi do të mbahet në 1 shkurt, në Nju Jork. Beatles-at e krijuan pikturën e tyre në 100 orë të mbyllur në dhomën e një hoteli në Japoni në vitin 1966.
Çdo cep i pikturës pasqyron një prekje personale, me shumë larmi në forma, ngjyra dhe madje edhe bojërat e përdorura. Piktura i ka përmasat 54.61cm x 78.74cm. Vlerësuesit e pikturës thonë se është një vepër relikte arti në letër, e rrallë jashtë katalogut muzikor të Beatles-ave, me kontribute nga i gjithë grupi.
“Imazhet e një gruaja” do të dalin në ankand krahas kujtimeve të tjera rok and roll, si dhe vepra të bukura arti, artefakte të lidhura me sportin dhe më shumë.








