Del në ankand veshja e aktores së “Titanic”
Del në ankand veshja e aktores së "Titanic"

Veshja e aktores Kate Winslet në filmin “Titanic” do të dalë në ankand. Ankandi online do të zhvillohet deri më 13 shtator. Ken Goldin, themeluesi i shtëpisë së ankandeve njoftoi se palltoja e gjatë e veshur nga gjatë skenave të fundosjes së anijes, së filmit të vitit 1997, do të dalë në ankand me vlerën 100,000 dollarë.
Palltoja, e bërë prej leshi rozë me qëndisje të zezë, u krijua nga Deborah Scott, e cila mori në shtëpi Oscarin për Dizajnin më të Mirë të Kostumeve për punën e saj në filmin e James Cameron. Që nga e premtja mbrëma, pesë persona kanë bërë tashmë oferta, më e larta ishte 34,000 dollarë. /alsat.mk