Del pranë brigjeve të Izraelit anija e fundosur 1200 vjet më parë

Del pranë brigjeve të Izraelit anija e fundosur 1200 vjet më parë

Anija e fundosur 1200 vjet më parë, ka dalë në sipërfaqe pranë brigjeve të Izraelit. Anija ka qenë e ngarkuar me mallra nga i gjithë Mesdheu në periudhën kur Perandoria Bizantine po humbiste kontrollin e saj në atë zonë dhe sundimi islamik po zgjeronte shtrirjet. Sipas studiuesve kjo tregon se tregtia vazhdoi me pjesën tjetër të Mesdheut, pavarësisht ndarjes fetare. “Në libra thuhet se tregtia pothuajse u ndal në Mesdhe. Kishte kryesisht anije të vogla që lundronin përgjatë brigjeve. Por këtu kemi anije të madhe të mbytur, e cila ka qenë e ngarkuar me mallra nga Mesdheu”, shprehet Deborah Cvikel, arkeologe në Universitetin e Haifës. Artefaktet në kuvertë tregojnë se anija, e cila daton në shekullin e 7-të ose të 8-të pas Krishtit, ishte ankoruar në Qipro, Egjipt, ndoshta Turqi dhe ndoshta deri në bregun e Afrikës së Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button