Delhi i Indisë s’ka më vende për djegien e viktimave nga koronavirusi

Zyrtarët në kryeqytetin e Indisë, Delhi, kërkuan që të gjenden vende të reja për djegien e viktimave, pasi morgjet dhe krematoriumet e qytetit janë të mbingarkuara me viktimat e koronavirusit.

Vala e dytë e koronavirusit është duke shkatërruar pjesë të Indisë.

Të premten, autoritetet thanë se kanë diagnostikuar edhe 386,452 raste të reja pozitive.

Kjo është shifra më e lartë ditore e regjistruar në ndonjë vend.

Autoritetet raportuan edhe për 3,500 viktima në të gjithë Indinë dhe për afro 400 në Delhi – shifër rekorde për kryeqytetin.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Indi tashmë ka kaluar 18 milionë.

Dërgesa e parë me furnizime emergjente mjekësore nga SHBA-ja arriti në Indi të premten.

LEXO EDHE:

Back to top button