Dembele: Kam vuajtur te Barcelona, me PSZH pres që të fitojë shume trofe

PSZH do të përballet mbrëmjen e së mërkurës ndaj Real Sosiedadit, sfidë e vlefshme për 1/8 e Ligës Kampi0onëve

Ousmane Dembele, anësori francez i klubit në fjalë, i cili erdhi nga Barcelona verën e kaluar, ka rishikuar se si po shkon qëndrimi i tij në skuadrën franceze, largimi i tij nga katalanasit dhe aspiratat e tij si futbollist.

“Pres që PSZH të fitojë tituj. Për momentin jemi në krye në të gjitha garat. Objektivi është që sezoni të përfundojë sa më vonë, në qershor, me finalen e Ligës së Kampionëve, të mund të përfundojë me sa më shumë trofe të jetë e mundur. Klubi po rindërtohet. Mundohem të jap më të mirën time, gjithmonë të jap më të mirën dhe të jem vendimtar.

 

Lëvizja e tij nga Barça te PSZH

 

“Barcelona është një klub shumë i madh, ne e dimë këtë. Por PSZH është gjithashtu një klub i madh, e shoh në fushë dhe jashtë saj. Sinqerisht, përveç motit, për mua nuk ka ndryshime të mëdha. E njëjta gjë vlen edhe për stadiumin. Kam ardhur në Barcelonë kur isha 20 vjec, në një proces mësimi. Është vendi ku u rrita më shumë në jetën time personale dhe profesionale. Kam vuajtur shumë atje, kam kaluar kohë shumë të vështira. Dhe pastaj, pak nga pak me kalimin e viteve, gjithçka u bë më mire, “ tha mes tjerash Dembele.

LEXO EDHE:

Back to top button