Dembele: Ndjehem shumë mirë te Barcelona

Ousumane Dembele është shprehur se ndihet mirë te Barcelona. Kjo deklaratë e lojtarit vjen pas zërave të shumtë se francezi po e planifikon largimin nga “Camp Nou”. Gjithsesi, ai, në një intervistë të dhënë së fundi, i qetësoi fansat duke thënë se ndihet mirë në Spanjë dhe se nuk e mendon largimin.

“Nuk e di çfarë po thuhet, por mund të deklaroj se po ndihem mirë në Spanjë”, theksoi 26-vjeçari.

Kontrata e Dembele ka edhe shumë pak kohë derisa të skadojë. Negociatat për vijimin e qëndrimit të tij në “Camp Nou” u shoqëruan me shumë mosmarrëveshje që çuan drejt pezullimit të tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button