Dëme të mëdha materiale nga “Nadia/Malik” në Gjermani e Suedi

Gjermania veriore është goditur nga erëra të fuqishme dhe valë të larta gjatë natës derisa stuhia Nadia ka nisur të lëvizë në drejtim të vendit të Bashkimit Evropian.
Stuhia ka shkaktuar kufizime të ashpra të linjave hekurudhore dhe të trafikut rrugor. Në Dagebuell në bregun e Detit Verior, stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, duke nxitur qytetarët të kenë kujdes të shtuar. Sistemi i stuhisë, që në Gjermani njihet si Nadia, derisa në vendet e tjera si Malik, ka prekur Evropën Veriore gjatë fundjavës dhe po vazhdon të lëvizë në drejtim të lindjes. Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në rajonin skanova.
Dhjetëra mijëra qytetarë të shteteve skandinave kanë mbetur pa energji elektrike. Janë shkulur drunjtë e janë mbyllur urat. Në qytetin suedez, Malmo, mediat lokale kanë siguruar pamje të makinave të dëmtuara dhe të pajisjeve mbrojtëse të ndërtimit të shkatërruara.
Raportohet se stuhia rrëzoi një vinç natën e së shtunës. Ura që lidh Danimarkën dhe Suedinë është mbyllur përkohësisht. Megjithëse është rihapur pas stuhisë së madhe, shoferët janë këshilluar që të mos e kalojnë.