Dëmet nga breshri, Nuredini kërkon ndihmë nga shteti: E fundit nga një torbë në shpinë, dhe do dalim në kurbet

Dëmet nga breshri, Nuredini kërkon ndihmë nga shteti: E fundit nga një torbë në shpinë, dhe do dalim në kurbet

Gazetar: Avni Tahiri

“Pesë minuta një breshër ta bëjë dëmin, Zoti i madh. Për pesë minuta shkoi i gjithë mundi”, u shpreh Ismail Nuredini, bujk.

Ndër shumë emocione Ismail Nuredini sqaron se sa dëme i është shkaktuara në të mbjella nga breshëri dhe shiu i rrëmbyeshëm.

“Shihe shkuma, kjo e gjitha nga breshëri, këtu s’ka asgjë më, dëmi është 100 %, tha Ismail Nuredini, bujk.

Nuredinit thuajse nuk i ka mbetur më asnjë shpresë, pasi sezonin e këtij viti e ka mbyllur me borxhe të shumta nëpër barnatoret bujqësore. Shpresë të vetme e kanë vetëm ndihmën e shtetit në të kundërtën do të detyrohet të heqë dorë nga bujqësia.

“Bereqet nuk ka më te kjo arë, kapitullim më, u shkatërrua e gjithë kjo. E nga komuna çfarë u thanë? Thanë se me të parin do të dalin, derisa të kompletohet komisioni, do shkojnë emër pas emri dhe do e shohin dëmin, do e vlerësojnë sa ka dëm. Fundi i fundit nga një torbë në shpinë edhe do dalim, ende të ri jemi, do dalim në kurbet. Si të na ndihmoje shteti mirë si jo çantën edhe do dalim”, theksoi Ismail Nuredini, bujk.

Familjes Nuredini nga breshëri dhe shiu i është dëmtuar pjepër, shalqinj, domate dhe duhan, me vlerë mbi 30 mijë euro në Stajkovc të Gazi Babës.

“Ky najloni mbi është 100 euro, edhe poshtë njëjtë, farën e shtrenjtë e pjeprit është dhe e ka shkatërruar. edhe malli që u shkatërrua në minus jemi, vetëm që i dhamë jemi në minus se ajo që s’mundët t’i marrim është pakës punë. Që tha njëri edhe neper barnatoret bujqësore jemi borxh, është e vërtetë që jemi borxh”, tha Ismail Nuredini, bujk.

Ismail Nuredini nuk është i vetmi bujk i cili pësoi dëme nga breshëri ditëve të fundit. Në Tetovë dhe në disa qytete tjera të vendit, kulturat bujqësore thuajse janë shkatërruar, tani të vetmen shpresë që bujqit kanë është ndihma nga shteti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button