Dëmet që shkaktojnë rrezet e diellit dhe rëndësia e përdorimit të kremit mbrojtës

Dëmet që shkaktojnë rrezet e diellit dhe rëndësia e përdorimit të kremit mbrojtës

Gjatë muajve të verës, kur rrezatimi diellor është më intensiv, përdorimi i kremit mbrojte (SPF) është thelbësor për mbrojtjen e lëkurës nga dëmet që shkaktojnë rrezet ultraviolet (UV). Ekspozimi i gjatë ndaj diellit pa mbrojtje mund të çojë në djegie të lëkurës, plakje të parakohshme, njolla pigmentare dhe në raste më serioze, në zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Sa herë duhet aplikuar SPF gjatë ditës?

Aplikimi fillestar duhet të bëhet rreth 30 minuta para ekspozimit në diell, për t’i dhënë kohë produktit të përthithet dhe të fillojë të veprojë.

SPF duhet riaplikuar çdo 2 orë, në mënyrë që të ruhet efekti mbrojtës, veçanërisht nëse jeni në ambiente të jashtme gjatë gjithë ditës.

Nëse djersiteni shumë, notoni apo fshiheni me peshqir, është e nevojshme të riaplikoni menjëherë pas këtyre aktiviteteve, edhe nëse nuk kanë kaluar ende 2 orë.

Kur jeni në plazh SPF 30–50 mjafton por në shumicën e rasteve rekomandohet SPF 50+ për mbrojtje më të lartë

Mund të aplikohet një herë në mëngjes dhe të riaplikohet nëse jemi jashtë.

Duhet riaplikuar shpesh, sidomos pas larjes në det.

Aplikohet në fytyrë, qafë dhe pjesë të ekspozuara. Duhet të aplikohet në gjithë trupin, përfshirë këmbët, krahët, veshët, dhe shpatullat.

Produktet me SPF zakonisht kanë një afat përdorimi prej 12 deri në 24 muaj pas hapjes. Kjo shënohet në paketim me simbolin e një kavanozi të hapur dhe numrin e muajve.

Nëse produkti ka kaluar këtë afat, efikasiteti i tij bie, gjë që mund të çojë në mbrojtje jo të plotë ndaj rrezeve UV.

Për të ruajtur cilësinë e tij, mbajeni gjithmonë produktin në vende të freskëta, larg nxehtësisë dhe rrezatimit direkt të diellit.

LEXO EDHE:

Back to top button