Dëmi prej 17 milion eurove nga Sead Koçan, mbledhje urgjente e krerëve shtetëror

Gazetar: Adrian Kerimi

Avokat i Shtetit ka thirrur mbledhje urgjente të krerëve shtetërorë, pas dështimit për të kompensuar dëmin shtetërorë prej 17 milion eurove nga biznesmeni Sead Koçan.

Informacionin për Alsat e ka konfirmuar institucioni për mbrojtje juridike shtetërore duke potencuar se mbledhja e thirrur për ditën e hënë ka për qëllim njoftimin e hollësishëm të krerëve shtetëror me dështimin për të kompensuar dëmin shtetërorë të shkaktuar nga biznesmeni Koçan në rastin “Trust”.

Ftesë për mbledhje (e karakterit urgjent)

Nga ana e Avokatit të Shtetit në mbledhjen e thirrur më 27.12.2021 në orën 14:00 në hapësirat e Avokaturës Shtetërore do të njoftoheni në mënyrë të hollësishme si instancat më të larta shtetërore dhe ligj zbatuese, në të cilën mbledhje do të merren qëndrime konkrete mbi zgjidhjen e situatës së krijuar me qëllim parandalimin e dëmit shtetërorë dhe mos realizimin e konfiskimit të shqiptuar në vlerë prej 17 milion eurove dhe mos funksionimin e konfiskimit si sulm i drejtpërdrejtë ndaj sistemit gjyqësorë dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në ftesën e Avokatit të Shtetit.

Alsat ka siguruar dokumente i cili përmban datën 22 dhjetor 2021 dhe i adresohet institucioneve të mëposhtme:

Stevo Pendarovski, President;

Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit;

Zoran Zaev, Kryeministër;

Lupço Nikollovki, Zëvendëskryeministër;

Biljana Ivanovska, Kryetare e Anti-Korrupsionit;

Vullma Ruskoska, Prokurore në krim të organizuar;

Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm;

Bojan Mariçiq, Ministër i Drejtësisë;

Faton Asani, Drejtor i Agjencisë për menaxhimin e pronave të konfiskuara;

Pavlina Cërvenkovska, Kryetare e Këshillit Gjyqësorë;

Besa Ademi, Kryetare e Gjykatës Supreme;

Lidija Dimçeva, Kryetare e Gjykatës së Apelit;

Ivan Xholev, Kryetar i Gjykatës Penale;

Ilir Sulejmani, Kryetar i Gjykatës Themelore Civile;

Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik;

Boris Tunxhev, Drejtor i Agjencisë për Kadastër;

Marija Boshkova-Jankovski, Drejtoreshë e Regjistrit Qendror.

Më 20 korrik 2018 Sead Koçan u shpall fajtor për rastin e ish PSP-së, “Trust” duke u dënuar me 6 vite burg.

Më 11 mars 2019 Gjykata e Apelit uli dënimin e Koçan në 4 vite e 8 muaj. Vlerësimi i dëmit të shkaktuar nga vepra penale kishte arritur në 17 milion euro.

Prokurori Publik në vend që të vendoste ngrirjen e pasurinë në pronat e Koçan, kishte vendosur konfiskimin e pasurisë e cila prej 17 milion eurove, 15 milion ishin nën hipotekë.

Gjatë procedurës prokurori publik nuk kishte pranuar zgjerimin e konfiskimit në pasuri të pa vendosur në hipotekë dhe as nuk kishte kërkuar prishjen e hipotekave në fazën e paraparë me ligj.

Agjencia për menaxhimin e pronave të konfiskuara kishte marrë përsipër shitjen e pasurisë dhe rikuperimin e dëmit buxhetorë, por nuk kishte arritur ta shesë shkaku i hipotekave. Edhe pse Avokati i Shtetit kishte kërkuar që hipotekat të prishen përmes procedimit penal, Gjykata Supreme kishte rekomanduar se ë njëjta duhet bëhet përmes Gjykatës Civile.

Ndërkohë kjo e fundit edhe në vendimin e shkallës së parë edhe në vendimin e shkallës së dytë kishte konstatuar se procedura për prishjen e hipotekave është dashur të zhvillohet gjatë procedurës penale dhe në këtë fazë nuk lejohet, duke bë që përfundimisht dëmi i shkaktuar nga Koçan prej 17 milion eurove të mos mund të kthehet në buxhetin shtetërorë.

Kujtojmë që Sead Koçan ishte njëri ndër 48 emrat e propozuar nga Ministria e Drejtësisë për falje grupore, listë e cila pas publikimit nga Televizioni Alsat dhe reagimet në opinion, u tërhoq për të mos u rishqyrtuar dhe për të mos pasur falje kolektive për vitin 2021 në kuadër të festave të fund vitit./Alsat.mk

No photo description available.

LEXO EDHE:

Back to top button