Demiri: Ligji për ndërtimet pa leje diskriminon Ohrin dhe Strugën

Avokati Ardian Demiri në “Programi 200”, thekson se propozim ligji për ndërtimet pa leje, gjegjësisht Neni 4 i këtij ligji diskriminon rajonin e Liqenit të Ohrit, gjegjësisht Ohrin dhe Strugën. Por kjo sipas tij nuk është e tëra. Propozim ligji në fjalë, gjegjësisht Alineja 2 e Nenit 4 diskriminon edhe objektet kolektive, gjegjësisht ndërtesat.

Neni 4 i këtij ligji përjashton komplet regjione të tëra të shtetit siç është regjioni i Liqenit të Ohrit, që hyjnë Struga dhe Ohri nga përfitimi kushtimisht thënë, nga benefitet e këtij ligji që do ti përfitojnë qytetet tjera. Kjo në një far forme është e lidhur edhe me rekomandimet e UNESKO-s sepse regjioni i Strugës dhe Ohrit është territor nën mbrojtje të UNESKO-s e kështu me radhë… Momenti tjetër që është shumë diskriminues dhe unë apeloj që të kihet parasysh, është Alineja 2 e Nenit 4 kështu siç është propozuar, është ajo që i përjashton nga përfitimet e këtij ligji i objektet kolektive”, tha Ardian Demiri, avokat.

LEXO EDHE:

Back to top button