Demiri: Nuk e kuptoj opozitën, për BDI-në ikja nga debati ka funksionuar

Avokati Ardijan Demiri në paraqitjen e tij të sotme në Alsat tha se nuk mundet ta kuptojë opozitën se pse refuzon debatet televizive. Demiri tha se për partitë në pushtet kjo është praktikuar edhe më herët dhe se fatkeqësisht nuk është dënuar nga qytetarët.
“Deri tani, ikja nga debatet dhe paraqitjet televizive për BDI-në ka pasur rzultat të suksesshëm zgjedhor, ndoshta për këtë kanë zgjedhur këtë strategji, që atyre iu jep rezultat.Në shoqëri normale, në shtete normale. Ikja nga përballja me qytetarët, absolutisht çon deri tek debakli zgjedhor. Këtu tek ne kjo nuk po ndodh”, tha Ardijan Demiri, avokat dhe aktivist nga Struga.