Demokratët gati me akuzat për shkarkimin e Trumpit

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët po shpejton procesin për fillimin e procedurës së shkarkimit të presidentit, Donald Trump.

Ata pritet që të hënën (11 janar) të paraqesin legjislacionin nëpëmjet të cilit do të kërkohet ngritja zyrtarisht e akuzave për shkarkimin e Trumpit. Presidentit Trump çdo ditë e më shumë po i ngushtohet rrethi, pasi disa republikanë të lartë janë distancuar nga ai, dhe Twitter ka hequr përgjithmonë llogarinë e tij në këtë rrjet social, për shkak të rolit të tij në nxitjen e një sulmi vdekjeprurës të një turme kundër Kongresit, të mërkurën.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve do të prezantojnë artikujt zyrtarë të procedurës së shkarkimit më 11 janar, tha ligjvënësi, Ted Lieu në Twitter. Demokrati nga Kalifornia, i cili ndihmoi në hartimin e akuzave, tha më 9 janar se artikujt kishin marrë përkrahjen e 180 ligjvënësve, shumica dërmuese e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kërcënoi më 8 Janar se Kongresi do të veprojnë nëse zëvendëspresidenti, Mike Pence, dhe kabineti nuk zbatojnë amendamentin e 25-të të Kushtetutës, për të hequr Trumpin, ose nëse presidenti refuzon të japë dorëheqjen.

“Nëse presidenti nuk e lë detyrën menjëherë dhe me dëshirë, Kongresi do të veprojë”, tha Pelosi në një deklaratë, pas një takimi të demokratëve që zgjati rreth 3 orë.

LEXO EDHE:

Back to top button