Demokratët mbështesin Biden: Nuk do të zëvendësohet

Demokratët mbështesin Biden: Nuk do të zëvendësohet

Absolutisht jo! Kjo është përgjigjja që u kanë dhënë krerët e lartë demokratë, mundësisë për zëvendësimin e presidentit Joe Biden, në garën për shtëpinë e bardhe.

Ata u bënë thirrje anëtarëve të partisë që të përqendrohen tek pasojat që do të kishte fitorja e zgjedhjeve nga republikani Donald Trump.

Pas kritikave disaditore lidhur më performancën e dobët të Biden në debatin me rivalin në zgjedhjet e 5 nëntorit, liderët e partisë refuzuan kategorikisht mundësinë që ai të zëvendësohet me një kandidat më të ri.

“Absolutisht jo. Joe Biden gjithë jetën e tij ja ka dedikuar shërbimit publik. Dhe gjatë këtyre 4 viteve ai u ka treguar amerikanëve se mund t’u dalë për zot pensionistëve, punëtorëve, të rinjve.Po Donald Trump ai ka dalë për zot dikujt tjetër përveç vetes së tij?, tha Sen. Raphael Warnock, Georgia

Presidenti 81-vjeçar, Joe Biden, e kaloi të dielën në vendpushimin presidencial “Camp David” me pjesëtarë të familjes, ku e ardhmja e tij politike mund të ketë qenë një nga temat e bisedimeve.

Sipas New York Times që citon persona të afërt me situatën, familjarët po i kërkon Biden të mos heqë dorë nga kandidatura dhe të vazhdojë luftën.

Thirrjet që të tërhiqet nga gara për një mandat të dytë kanë vijuar që pas debatit të së enjtes dhe një sondazh i CBS tregoi një rritje me 10 përqind në numrin e demokratëvë që mendojnë se ai nuk duhet të kandidojë, 46 përqind nga 36 që ishin në muajin shkurt.

Sipas sondazhit, 72 përqind e votuesve të regjistruar besojnë se Biden nuk ka shëndetin e nevojshëm mendor për të shërbyer edhe një mandat. Shifra paraqet rritje në krahasim me 65% të të anketuarve që thanë të njëjtën gjë në një sondazh të mëparshëm.

Vetë Biden ka pranuar se nuk ka pasur paraqitje të mirë gjatë debatit me Trump, por ka thënë se rizgjedhja e tij “do ta shkatërronte demokracinë”.

/abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button