Demokratët pritet të diskutojnë për largimin e Trumpit nga zyra

Zyrtarët e lartë demokratë pritet të diskutojnë lidhur me një gjykim të mundshëm ndaj presidentit Donald Trump, duke argumentuar se ai nxiti qindra mbështetës të tij të cilët sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, ngjarje në të cilat u vranë pesë persona.

- Advertisment -

Demokratja Katherine Clark gjatë një interviste për CNN tha se zyrtarët e lartë demokratë do të takohen të premtën për të shqyrtuar mundësitë që ua lejojnë ligjvënësve që të shtyjnë përpara procesin gjyqësor për largimin e Trumpit, proces i njohur me termin “impeachment” më shpejt sesa vitin e kaluar.

“Donald Trump duhet të largohet nga zyra dhe ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në mënyrë që kjo të ndodhë, për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha Clark.
Nëse nënpresidenti Mike Pence nuk e aktivizon amendamentin 25 të Kushtetutës, për t’ia marrë kompetencat e presidentit, “ne do të vazhdojmë me impeachment”, tha ajo.

Shumë demokratë, por edhe republikanë e kanë akuzuar Trumpin se ka nxitur dhunën në Kongres.

Senatori republikan, Ben Sassen tha se ai do të mbështeste procesin gjyqësor për largimin e Trumpit nga pushteti.

“Presidenti nuk e ka respektuar betimin që ka bërë”, tha Sasse për CNS, duke shtuar se veprimet e Trumpit, duke nxitur protestuesit “ishin të ligja”.

LEXO EDHE:

Back to top button