Demonstrata në 50 qytete të Francës kundër transfobisë

Demonstrata në 50 qytete të Francës kundër transfobisë

Mijëra njerëz demonstruan këtë të hënë në 50 qytete në të gjithë Francën kundër “ofensivës transfobike”.

Shkak i pakënaqësisë së tyre është bërë raportimi për “transidentifikimin e të miturve” nga grupi politik i djathtë Republikanët (Les Republicains) në Senat, dhoma e ulët e parlamentit francez.

Shoqatat dënojnë botimin dhe promovimin e librit “Transmania”, autorët e të cilit e paraqesin atë si “një hetim për abuzimet me identitetin transgjinor”.

Pakënaqësia u nxit edhe nga projektligji i deputetëve të partisë së ekstremit të djathtë Mbledhja Kombëtare (Rassemblement nationale), qëllimi i supozuar i së cilës është “të mbrojë të miturit nga disa praktika mjekësore dhe kirurgjikale” të cilave u nënshtrohen njerëzit që duan të ndryshojnë gjininë.

“Duhet të kundërshtojmë ligjet e së djathtës ekstreme dhe terapive të ndryshme (ndryshimet e qëndrimit për ndryshimin e seksit) që janë të tmerrshme”, tha Lauren Jospeh në një tubim me flamurin e komunitetit LGBT në dorë.

Gjatë fundjavës, përveç Parisit, demostrata u mbajtën në 49 qytete, përfshirë Lion, Marsejë dhe Montpelje. Protesta pati edhe në Belgjikë, në Bruksel dhe Liège, thanë organizatorët.

LEXO EDHE:

Back to top button