Dëmtimi, Feta Fetai humb ndeshjet me Malin e Zi dhe Lihtenshtajnin

Kombëtraja e Shqipërisë U-21 ka nisur përgatitjet në kuadër të sfidës kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Malit të Zi dhe miqësores me Lihtenshtejnin.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori i Lokomotiva Zagreb, Feta Fetai, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi për këto dy sfida. Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është i plotë dhe po përgatitet nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi.

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më 7 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.

Ndërsa miqësorja me Lihtenshtejnin do të luhet më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

LEXO EDHE:

Back to top button