Lajm i keq për Tomas Tuhellin, i cili ka humbur një tjetër pjesë sa i përket repartit të mbrojtjes. Noussair Mazraoui doli i dëmtuar nga ndeshja mes Bajern Munihut dhe Mançester Junajtedit.
Së fundi është zhbuluar edhe koha që do të mungojë në fushën e blertë lojtari bavarez dhe nga mediet gjermane mësohet se Mazraoui do të jetë jashtë për të paktën gjashtë javë.
Kështu mbrojtësi 26-vjeçar nuk pritet të rikthehet në lojë përpara muajit shkurt.








