Dëmtimi, Liverpulli humb për dy muaj sulmuesin kryesor

Sulmuesi i Liverpullit, Diogo Zhota, duket se do të kalojë një periudhë të gjatë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi të pësuar në fundjavë, në fitoren 4-1 që “Reds” arritën në fushën e Brentfordit. Këtë gjë e pranoi edhe trajneri Jurgen Klop, që tha se gjendja ishte shqetësuese.

Duket se Zhota ka shmangur skenarin e rastit më të keq, atë të një operacioni, por ai pritet të mungojë për gati dy muaj për kryesuesit e Premier Ligës. Sulmuesi portugez mësohet se ka pësuar një dëmtim të ligamentit. Sot do të kryhen edhe disa analiza të tjera për të saktësuar gjithçka.

Nëse Zhota humbet dy muaj, kjo do të nënkuptojë se 27-vjeçari nuk do të luajë në tetë ndeshjet e radhës në Premier Ligë duke u rikthyer në fushë më 20 prill. Lojtari do të mungojë gjithashtu edhe në finalen e Karabao Kupës kundër Çellsit, fundjavën e ardhshme, si dhe në FA Kupën apo Ligën e Kampionëve.

Ndërsa Zhota rikuperohet, Liverpulli ka të paktën Mohamed Sallah në dispozicion, i cili u rikthye në fundjavë. Në dispozicion të trajnerit Klop janë edhe Luis Diaz, Darvin Nunjez dhe Kodi Gakpo. Gjithsesi, mungesa e portugezit është një goditje e rëndë për skuadrën në këtë moment të sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button