Dëmtohet Muri Kinez, u tentua krijimi i rrugës së shkurtër

Dëmtohet Muri Kinez, u tentua krijimi i rrugës së shkurtër

Një pjesë e Murit të Madh të Kinës është dëmtuar rëndë nga punëtorët e ndërtimit në provincën qendrore Shanxi, të cilët përdorën një ekskavator për ta gërmuar atë. Autoritetet thotë se dy persona dyshohet se kanë tentuar të krijojnë një rrugë të shkurtër për punimet e tyre të ndërtimit. Të dy janë ndaluar dhe rasti është nën hetime të mëtejshme. Burri 38-vjeçar dhe gruaja 55-vjeçare po punonin pranë zonës së prekur. Ata hapën një rrugë duke zgjeruar një zgavër ekzistuese të Murit të Madh në mënyrë që ekskavatori i tyre të mund të kalonte nëpër të. Policia thotë se ata donin të reduktonin distancën që duhej të kalonin.  Muri i Madh, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1987, u ndërtua dhe u rindërtua në mënyrë të vazhdueshme nga rreth 220  vjet para erës tonë deri në Dinastinë Ming në vitet 1600, kur ishte struktura më e madhe ushtarake në botë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button