Dënim nga FIA, Maks Verstapen dërgohet për “rehabilitim” në Ruanda

Maks Verstapen do të vuajë dënimin e vendosur ndaj tij në nëntor nga FIA në shtetin afrikan të Ruandës. Dënimi u mor pasi ai tha një shprehje vullgare për të përshkruar makinën “Red Bull” në konferencën për shtyp në Çmimin e Madh të Formula 1 në Singapor.

Javën e ardhshme, katër kampioni i botës do të duhet të udhëtojë në vendin e Afrikës Lindore për të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të Federatës Ndërkombëtare.

Në kuadër të eventit të organizuar nga FIA, ai do të duhet të marrë pjesë në një nga nismat shoqëruese. “Puna e dobishme shoqërore” e parashikuar nga sanksioni. Kjo do të konsistojë në mbështetjen e shoferëve të rinj të angazhuar në programin “FIA Affordable Cross Car ndërtuar në Ruanda” organizuar nga Klubi i Automobilave Ruanda.

LEXO EDHE:

Back to top button