Dënimi i Salianjit, opozita shqiptare vijon edhe sot protestën

Dënimi i Salianjit, opozita shqiptare vijon edhe sot protestën

Pas kaosit të shkaktuar pasditen e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, opozita shqiptare vijon edhe sot aksionin e saj, duke protestuar për dënimin e deputetit Ervin Salianji. Opozita ka bojkotuar komisionin e politikës së jashtme dhe aktivitetet në Kuvend. Partia demokratike e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me shumicën. Sot pritet të mbahet mbledhja e Federatës së Opozitës, e cila është njoftuar se në fokus do të ketë aksionin opozitar dhe protestën e 7 tetorit. Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllokojnë akset rrugore, kryqëzime apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile. Opozita akuzon Kryeministrin Edi Rama lidhur më dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Nga ana tjetër, Edi Rama ka reaguar duke thënë se politika ka fuqi si të mbjellë, ashtu edhe të shfarosë.

“Në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Kuptohet jo absolute, por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu midis nesh, ne që përpiqemi të ndërtojmë, shërojmë, mbjellim… dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin”, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button