Dënimi i UEFA-s mund t’ia prishë të gjitha planet Juventusit

Pas kualifikimit në Ligën e Konferencës me vendin e shtatë në Serie A, Juventusi pret fatin e tij, pret UEFA-n. “Bardhezinjtë” janë në pritje të dënimit europian, pas shkeljeve të bëra, që çuan në penalizimin me zbritje pikësh në Serie A. Tani janë në pritje të një vendimi të UEFA-s, që mund t’i skualifikojë nga kupat europiane për një vit.

Por ajo që e shqetëson Juventusin janë kohët teknike. Gjyqtarët po analizojnë dokumentacionet, por koha është e shkurtër dhe rreziku që të mos arrihet një dënim deri në mes të korrikut është mjaft konkret, gjë që do ta shtynte skualifikimin për sezonin e ardhshëm, 2024-2025.

Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, javën e ardhshme duhet të merret një vendim, me parashikimin që tashmë dihet: skualifikimi nga Liga e Konferencës.

Afati është data 14 korrik, e premte. Nëse do të dilej përtej këtij limiti, gjithçka do të shtyhej për sezonin pasardhës, duke qenë se nuk do të kishte kohë teknike për ankim në CAS. Pra, gjykimi final në Lozanë do të shkonte përtej datës së shortit të Ligës së Konferencës, i planifikuar për më 7 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button