Dënohet me 20-vjet burgim një grua në SHBA, kjo është arsyeja

Dënohet me 20-vjet burgim një grua në SHBA, kjo është arsyeja

Një ish-pronare e një agjencioni të funeraleve në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u dënua me 20-vjet burgim të martën për mashtrim të të afërmve të personave të vdekur, pasi i preu 560 kufoma dhe ua shiti pjesët e trupit pa leje.

Megan Hess, 46 vjeç, u deklarua fajtore për mashtrim në korrik. Ajo drejtonte një agjencion funerali, “Sunset Mesa” në Montrose të Kolorados.

Nëna e saj 69-vjeçare, Shirley Koch, gjithashtu u deklarua fajtore për mashtrim dhe u dënua me 15-vjet. Roli qendror i Koch ishte copëtimi i trupave, tregojnë të dhënat e gjykatës.

Prokurori i rastit, Tim Neff, deklaroi se veprimet dhe sjellja e Hess dhe Koch ka shkaktuar dhimbje të madhe emocionale për familjet dhe të afërmit.

Ky hetim filloi pas disa raportimeve dhe hetimeve nga mediumi Reuters, gjatë viteve 2016-2018, rreth shitjes së pjesëve të trupit në Shtetet e Bashkuara.

Ish-punonjësit i thanë Reuters se Hess dhe Koch bënin copëtimin e paautorizuara të trupave dhe disa javë pasi u publikua një histori e vitit 2018, FBI e bastisi biznesin.

Në dosjen e tyre, prokurorët theksuan “natyrën makabre” të skemës së Hess dhe e përshkruan atë si një nga rastet më të rëndësishme të shitjes së pjesëve të trupit në historinë e fundit në SHBA, shkruan Reuters.

LEXO EDHE:

Back to top button