Denoncime për shefin e stacionit të Larisës: Një ditë harroi mikrofonin hapur dhe…

Denoncime për shefin e stacionit të Larisës: Një ditë harroi mikrofonin hapur dhe…

Tragjedia me 57 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi ka shkaktuar indinjatë të madhe të popullit grek.

Mediat greke kanë publikuar ankesa të pasagjerëve që frekuentonin stacionin e Larisës për shefin e këtij, stacioni, deri tani përgjegjësi i vetëm i tragjedisë.

Qytetarët kanë treguar një rast ku përgjegjësi i stacionit kishte harruar hapur mikrofonat nga ku bëheshin njoftimet brenda stacionit dhe për këtë dëgjohej muzikë dhe bisedat.

Sipas medias greke Star, qytetarët ishin ankuar për atë që po ndodhte në sallën e stacionit një ditë para përplasjes fatale të dy trenave kokë më kokë. “Ishte sikur ishte në një festival”, thotë një banor i Larisës, duke përshkruar imazhin e datës 27 shkurt.

“Zotëri që bën njoftimet ishte shumë i gëzuar. Dy herë harroi mikrofonin, herën e dytë e harroi për një kohë më të gjatë”, theksoi një tjetër banor i Larisës, duke lënë të kuptohet se përgjegjësi i stacionit nuk ishte i kujdesshëm.

 

LEXO EDHE:

Back to top button