Denveri befason Oklahomën, Nju Jork mund Bostonin

Vijojnë befasitë në gjysmëfinalet “play off”, me skuadrën e Denverit e cila fitoi 121-119 në fushën e Oklahoma. Kjo e fundit, me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt, zhgënjeu në sfidën e parë, në fushën e saj. Denver bëri një paraqitje të mirë, ku shkëlqeu Nikola Jokiç, protagonist me 42 pikë e 22 kërcime. Ai u mbështet edhe nga Gordon me 22 pikë e Marej me 21 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Aleksander Shai.

Në Konferencën e Lindjes befason edhe Nju Jork, që fitoi 108-105 ndaj kampionëve në fuqi të Boston pas kohës shtesë. Brunson dhe Anunobi realizuan nga 29 pikë secili për nju-jorkezët, një dyshe që bëri diferencën në fushë.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Klivlend – Indiana, (0-1)

Boston – Nju Jork, 105-108 (0-1)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale

Oklahoma – Denver, 119-121 (0-1)

Minesota – Golden Stejt

LEXO EDHE:

Back to top button