Denveri më afër titullit, shënon fitoren e dytë në fushën e Majamit

Skuadra e Denver Nagetsit është një fitore larg titullit kampion në NBA, të cilin mund ta festojë në shtëpinë e tij mbrëmjen e së hënës. Skuadra nga Kolorado fitoi me rezultat 108-95 ndaj Majami Hit në finalen e katërt play off, duke udhëhequr 3-1 serinë.

Tjetër fitore jashtë fushe për Denverin, që tregoi personalitet në fushë, një skuadër më e kompletuar se Majami, që pas dy serive me nga 7 ndeshje duket se po ndjen lodhjen. Kjo është humbja e katërt radhazi për Majamin në fushën e tij në këtë play off.

Ndeshja nisi mirë për miqtë, ku dallohen Gordon me 27 pikë, Jokiç me 23 pikë e 12 kërcime, si dhe Braun me 21 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë për Denverin. Për Miami, Batler realizoi 25 pikë, ndërsa Adebajo shtoi 20 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Tashmë seria e ndeshjeve rikthehet në fushën e Denver, që ka shansin të fitojë për herë të parë titullin kampion në NBA. Pritet festë e madhe në fushën e Denverit pas 48 orësh, në një ndeshje ku spektakli është i garantuar.

LEXO EDHE:

Back to top button