Denveri mund Nju Orlinsin, Indiana befason Sakramenton

Ekipi i Denverit fitoi 132-129 pas kohës shtesë ndaj Nju Orlinsit, duke arritur një fitore të rëndësishme që e afron me zonën e ekipeve më të mira në Perëndim. Nikola Jokiç realizoi sërish një “triple double”, 27 pikë, 13 kërcime e 10 asist, lider në fushë për Denverin.

Ai u mbështet edhe nga Xhamal Marej po me 37 pikë e Rasell Uestbruk me 21 pikë. Për vendasit, dyshja Haukins-MekKollum realizoi 49 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Skuadra e Indiana-s, falë nje lojë të mirë kolektive, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, mundi 122-95 Sakramenton. Paskal Siakam me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.

Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Hjuston, që mundi 114-110 Toronto-n, në fund të një ndeshje me shumë rivalitet. Dilion Bruks me 27 pikë e Jalen Green me 22 pikë u dalluan për teksanët.

LEXO EDHE:

Back to top button